Kënga më e re nga Çijeta Xhilaga dhe Armand Ademi titullohet “Aventura”.
Kjo këngë po bën xhiron e ekraneve të televizionit dhe gjithashtu po komentohet nëpër portale online. Njerëzit pëlqejnë shumë të merren me Çiljetën por shpesh fokusohen tek asetet e këngëtares. Ne vumë re diçka tjetër! Buzëqeshja e Çilit nuk është nga ato që vlen të përmenden për mirë dhe ndoshta kjo është arsyeja që ajo shumicën e kohës rri me mimikën si një vajzë sexy dhe shumë “horney” por këtë herë buzëqeshja e saj ishte më e errët. Po të shihni me vëmendje duket qartë që bukuroshja ka vendosur tela tek dhëmbët e saj. Ndoshta Çili ka dashur t’i fshehë ata me anë të buzëve dhe jo më kot ato duken gjithnjë e më të mëdha por duket se këtë herë ka bërë një ndërhyrje me vend.
Përsa i përket klipit, ai duket i këndshëm por dikush edhe mund t’i thoshte Çiljetës që i ka syzet shumë pis…
Rikujtojmë se Çiljeta është një artiste ikonë e cila gjithnjë është shquar për faktin se është shumë sexy dhe provokuese. Duket se lindja e vogëlushit të saj simpatik, Fernandos, jo vetëm që nuk e ka ngadalësuar Çilin por e ka zbukuruar. Ju që ende nuk e keni parë klipin mund t’i hidhni një sy më poshtë. Mos u konfuzoni nga gjoksi, shihni telat…