Policia e Shkodrës ka identifikuar personin që u gjet i vrarë mesditën e sotme në zonën e Livadhes në periferi. Viktima është Arjan Ferracaku, 31 vjeç. Ai është gjetur jashtë një automjeti që u gjet i braktisur në një zonë në periferi të qytetit. Makina mendohet se është djegur gjatë natës. Po hetohet në lidhje me ngjarjen. Ferracaku është pronar i dy bizneseve, lokale në Velipojë dhe babai i dy fëmijëve.