INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili është tualeti ideal për një mbrëmje romantike?

Cili është tualeti ideal për një mbrëmje romantike?

Publikuar më: 11:00 24-07-2016

Je veshur, i ke rregulluar flokët, por diçka mungon!

Pjesa e tualetit është pjesa që shpesh ngelet për në fund, përpara se të dalësh. Nëse e ndjen veten në humor për të provuar diçka të re... momenti erdhi!

Pasi ke mbaruar me një konturim të lehtë dhe pak ndriçim, kur vjen te pjesa e syve pse mos të provosh një nuancë ndryshe. Pak blu ose rozë të lehtë që thekson çdo lloj ngjyre sysh dhe automatikisht të mbush me pozitivitet dhe shumë energji. Për t’i theksuar sytë akoma më shumë mund të aplikosh dy shtresa rimel dhe je gati. Pastaj ok, sigurisht që mund të rregullosh pak vetullat dhe të shtosh një nuancë të lehtë buzëkuqi ose thjesht pak shkëlqim te buzët.

Një gjë kryesore të keni në mendje gjatë verës, provoni sa më shumë ngjyra për te pjesa e tualetit, do shikoni sa shumë do ndikojë te humori dhe te pozitiviteti që do keni gjatë ditës.

Për më shumë informacione interesante për tema bukurie dhe fitnesi, ndiqni Sarën çdo të shtunë në orën 16:00 në emisionin IN Life, vetëm në IN Tv

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492