Për çdo femër, kur mashkulli gatuan, mbrëmja bëhet edhe më speciale.
E tillë duket të ketë qenë edhe mbrëmja e kaluar për moderatoren Roza Lati e cila ka zbuluar momente nga darka për dy persona. Por të veçantë këtë mbrëmje e bëri pikërisht mashkulli që e shoqëronte Rozën i cili ka gatuar për të. “Një mashkull që gatuan. Kaq”, shkruan 28 vjeçarja e gjendur pranë pjatës, gotës së verës dhe një çokollate për ta mbyllur mbrëmjen ëmbël. Por cili ishte mashkulli në fjalë? Për këtë jemi të bindur që Roza nuk do të flasë ndaj ju mbetet të hamendësoni se moderatorja mund të ketë gjetur shpirtin e saj binjak.... i cili edhe gatuan.