Mark Zuckerberg i prin listës së miliarderëve më të dështuar të vitit që po lëmë pas.
Themeluesi i FB është një ndër miliarderët që pësoi dëm të madh gjatë 2018-tës ku humbi 18.7 miliardë dollarë këtë vit për shkak të skandalit me privatësinë të Facebook.
Revista Forbes ka zbuluar se ai ishte i vetmi amerikan në listën e miliarderëve më të dështuar, ndërsa pjesa tjetër përbëhej kryesisht nga biznesmenë nga Azia.