E ftuar në emisionin Kolaudim, deputetja e LSI-së, ka bërë dallimin midis dy drejtuesve të LSI, bëhet fjalë për çiftin Kryemadhi dhe Meta.
E pyetur nga drejtuesit e emisionit se kush ishte drejtues me i mirë, Kryemadhi apo Meta ajo është shprehur se ata mund të jenë burrë e grua në familjen e tyre, por në drejtimin e LSI-së janë shumë të kundërt nga njëri-tjetri.
LSI sipas deputetes Kejdi Mehmetaj, ka një ndryshim shumë të madh qoftë në koncept, qoftë në mënyrën sesi është organizuar por edhe ideologjikisht, por edhe tek mënyra që ata zgjedhin për të shkuar tek votuesit.
Deputetja është shprehur se ajo që ka mbetur e njëjtë është mënyra sesi sillen me të rinjtë në LSI.
Për më shumë ndini videon e mëposhtme: