INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili është partneri ideal i Binjakëve, pikat e forta dhe të dobëta

Cili është partneri ideal i Binjakëve, pikat e forta dhe të dobëta

Publikuar më: 16:26 29-05-2017

Është gjithmonë e vështirë të gjesh partnerin ideal, sidomos nëse je supersticioze dhe përpiqesh që ҫdo kombinim ta shohësh edhe si një lidhje mistike.

Nëse je në kërkim të partnerit ideal dhe i përket shenjës së Binjakëve, bëj kujdes në zgjedhje. Binjakët nuk janë natyra të lehta, por as aq të vështira sat ë mos vendosësh një marrëdhënie të qetë. Astrologjia jep tiparet e Binjakëve.

Mashkulli ideal për femrën e Binjakëve:

Femra e Binjakëve tek partneri i saj do të kërkojë inteligjencë dhe zemërgjerësi, por dhe elasticitet të madh pikëpamjesh dhe mendimesh si dhe një largpamësi të ndjeshme. Partneri ideal do të jetë ai që i vlerëson humorin, mprehtësinë, por që do të dijë sipas rasteve të mos e rëndojë me detyra ose me peshën e xhelozisë. Ajo dëshiron të sundojë, por edhe të ketë mundësi të sundojë partnerin e saj. Ajo kërkon një mashkull që të përpiqet t'ia bëjë jetën më të pëlqyeshme, të këndshme dhe me surpriza.

Femra ideale për mashkullin e Binjakëve:

Duke qenë se vetë është kontradiktor, ai vlerëson tek femra, sidomos atë lloj sjellje që lejon të gëzojë një liri të madhe, nëse dëshiron që kjo lidhje të ketë jetëgjatësi. Ajo duhet ta pranojë pabesinë e Binjakëve dhe të mos e kritikojë. Nga femra ai pret një miqësi të madhe dhe një lloj shoqërie. Ai do të donte që ajo ta admironte në mënyrë të pakushtëzuar për gjithçka që bën dhe të jetë e gatshme të vihet në kërkim të emocioneve të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826