INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili është pozicioni më i mirë për të fjetur? Jepet përgjigja e pyetjes që 'çmendi; rrjetin

Cili është pozicioni më i mirë për të fjetur? Jepet përgjigja e pyetjes që 'çmendi; rrjetin

Publikuar më: 13:30 23-01-2020

Kur shkoni për të fjetur në darkë, gjeni gjithmonë pozicionin e duhur për të bërë gjumin më të rehatshëm. Por cili është pozicioni më i mirë?

Kjo është pyetja që po "çmend" përdoruesit e rrjeteve sociale. Gjithçka nisi të hënën, kur një djalë i quajtur Allan Bell publikoi në Twitter në fotografi të 18 pozicioneve të ndryshme në krevat.


Postimi i tij u bë viral duke marrë më shumë se 12.600 pëlqime dhe 1.300 rishpërndarje.


Përgjigjen e pyetjes e dha eksperti i gjumit, Neil Stanley, i cili tha se pozicioni më i zakonshëm për të rriturit është "i fetusit", në krah me gjunj të përthyer.


Ai tregoi se 41% e të rriturve flenë në këtë mënyrë. Por gjumi me kurriz është "pozicioni ideal" sepse ndalon presionin në muskuj. Kjo funksionon për njerëzit që nuk kanë probleme me gërhitjen ose apnea të gjumit.

Ndërsa konsulentja Sammy Margo tha: "Unë i inkurajoj pacientët të mësojnë të flenë me kurriz, me një jastëk nën gjunjë. Ka më pak tendosje në trupin tuaj, ju nuk krijoni dhe plakni lëkurën tuaj dhe kremrat e natës thithin dhe funksionojnë më mirë."

Article Logic
Execution time: 0.0020248889923096