INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Cili është qëndrimi i kryeministrit? Rama: Fatkeqësia Trump, Peleshi: Trump ka ndryshuar [VIDEO]

Publikuar më: 16:33 09-11-2016

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndonëse nuk doli live, përshëndeti përmes Facebook presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump: (Facebook)

“Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA i urojnë atij vendi të madh“ shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë 6 muaj më parë në një intervistë për CNN, Rama deklaronte...

Pyetja e gazetarit CNN:  Nëse do të zgjidhej si kandidat?

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama: Do të dëmtonte shumë Amerikën dhe gjithë botën demokratike

Madje edhe paralajmërimit të gazetarit nëse po cenon kufijtë e etikës diplomatike duke komentuar zgjedhjen kreut të një shteti tjetër, Rama iu përgjigj me të njëjtin vetëbesim:

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama: Nuk po komentoj zgjedhjet por po nge një shqetësim që kanë ngritur edhe lider të tjerë, pasi vetë Amerika është shumë herë me e madhe dhe më e rëndësishme se sa roli që ka vetëm për amerikanët

Ndërsa në zyrën e  Zërit të Amerikës gjatë të njëjtës vizitë Rama përfshiu në deklarata edhe rivalin e tij politik në Tiranëu shpreh:

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama:  Nuk është problemi im, nëse Lulzim Basha, apo cilido qoftë tjetër mes meje e Trump, zgjedh Trump. Është problemi i tyre, unë nuk kam problem.

Të njëjtin qëndrimi i kryeministrit shqiptar e ka theksuar në një intervistë për gazetarin Baton Haxhiun ku u shpreh i gatshëm ta thotë shqip e anglisht se Donald Trump është kërcënim për Amerikën:

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama për Klan Kosova: Mos e dhëntë zoti... do cenonte edhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA
Ndërsa përballë gazetarit Mustafa Nano provokimit për një Trump të mundshëm president i përgjigjet drejtpërdrejt:

Pyetja e gazetarit: ka gjasa të jetë president..

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama për TEMA TV: nëse bëhet fatkeqësi i madh...

Pra urimi i kryeministrit vjen për një turp që po i ndodh Amerikës? Cila është e vërteta e qëndrimit te Edi Ramës. Mos ndoshta çelësin e të vërtetës e ka zëvendësi i tij Niko Peleshi i cili pretendon se nuk ka ndryshuar qëndrim Rama por vetë Tramp. Vetë Peleshi e mbron kështu:

Përgjigja e Zv/kryeministrit Niko Peleshi: Pra urimi i kryeministrit vjen  për një turp që po i ndodh Amerikës? Cila është e vërteta e qëndrimit te Edi Ramës. Fillimisht kryeministri nxori zëvendësin e tij, Niko Peleshi për të sqaruar situatën.

Më pas vetë Rama, në një konferencë për shtyp ka dhënë sqarimin e pritur që në orët e para të mëngjesit:

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama: Më lejoni t’ju them se jam shprehur kundër për Trumpin si kandidat se më kanë prekur si shqiptar, qytetar dhe kryeministër deklaratat e tij për Kosovën, myslimanët dhe emigrantët. Nuk jam i vetmi, jam një pikë ujë në detin e deklaratave kundër tij. Sot ai është zgjedhur nga populli sovran, dhe ka respektin tim si kryeministër i këtij vendi, për popullin, për presidentin ashtu si edhe në kuadër të miqësisë dhe aleancës strategjike me SHBA që nuk mund të vihen në dyshim.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003619909286499