INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili është sekreti i besnikërisë për meshkujt?

Cili është sekreti i besnikërisë për meshkujt?

Publikuar më: 16:21 10-03-2017

Një substancë e vetme...

Çfarë ndodh kur një mashkull e gjen “të duhurën”? Truri i tij shpëlahet nga oksitocina. Hormoni dhe substanca kimike në tru, e njohur gjerësisht për rolin që luan në dashuri dhe për ndihmën që jep në lidhjen e të porsalindurit me nënën, është gjithashtu përgjegjëse për faktin se i bën partneret më tërheqëse sesa të huajat për sytë e meshkujve edhe në rastet kur bukuria është e njëjtë.

 

Oksitocina mund të ketë një efekt të dyfishtë, nuk i bën partneret aktuale më tërheqëse, por frenon interesin ndaj partnereve të tjera të mundshme.

Psikiatri Larry Young thekson se ka raste kur meshkujt krijojnë aq shumë afeksion ndaj të dashurës së tyre, me të cilën i lidh pasioni i fortë, sa që shpesh mund të tregohen agresivë ndaj femrave të tjera.

Oksitocina është substanca që trupi e çliron gjatë puthjeve, përqafimeve, orgazmës dhe momenteve të tjera intime. Kështu, nëse po kërkoni t’ju qëndrojnë besnikë, duhet të ushtroni sa më shumë nga aktivitetet e mësipërme, pasi do të nxisni monogaminë te partneri.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605