Ata duken gjithmonë të freskët, plot me energji dhe një fytyrë që shkëlqen. Cilat janë këshillat që na kanë ofruar eksklusivisht 5 nga VIP-at tonë shqiptarë?
1. Estela Ujka është një fashion-blogger e suksesshme, këshilla e bukurisë që i sugjeron publikut të iN Life është: ose sytë ose buzët, kurrë të dyja bashkë. Që do të thotë kur theksoni buzët, lini pak me natyral makiazhin e syve dhe anasjelltas. Sa më natyrale aq më bukur dhe ne e mbështesim këtë.
2. Sheila Haxhiraj njihet për vokalin e saj, por dhe për formën e mirë fizike. Për dobësim, Sheila konsumon 3 herë në ditë një gotë me ujë dhe shton një lugë gjelle mjaltë, limon dhe një lugë të vogël me piper të zi. Në këtë mënyrë e ndihmon metabolizmin të kryjë më shpejt funksionin e tij.
3. Venera Lumani këngëtarja me një look të ëmbël ka nje lëkurë shumë të pastër. Sekreti i saj është trajtimi me një maskë me mjaltë, kanellë dhe të verdhën e vezës.
4. Dhurata Dora, sigurisht dhe ajo njihet gjithashtu për vokalin e saj dhe na ofron një këshillë shumë të këndshme dhe të lehte, ajo vendos te sytë për 15 minuta avokado dhe në këtë mënyrë i çlodh ato.
5. Samantha Karavella, e njohur për thjeshtësinë e saj na rekomandon përdorimin e aloe veras, kur përton të shkojë në qendra estetike.
Për më shumë informacione interesante në tema bukurie dhe fitnesi, ndiqni Saren çdo të shtunë në oren 16:00 në emisionin IN Life, vetëm në IN Tv.