INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili është vendimi më i vështirë që ka marrë ne jëtë? Oriola Marashi e thotë TROÇ

Cili është vendimi më i vështirë që ka marrë ne jëtë? Oriola Marashi e thotë TROÇ

Publikuar më: 12:34 31-08-2023

Oriola Marashi është padyshim një prej modeleve më të mira në Shqipëri, duke arritur të jetë pjesë jo vetëm e fushatave të suksesshme të modelingut brenda kufirit, por sidomos edhe jashtë, ndërsa duket se së fundmi i është përkushtuar totalisht karrierës së saj, duke lënë pas dore në një farë mënyre edhe pasionin dhe talentin tjetër, muzikën.

E në fakt, të qënit modele për marka të njohura ndërkombëtare është kulmimi i një rruge që përvecse ka qenë e mbushur me punë, po ashtu duhet të ketë pasur plot sakrifica nga ana Oriolës dhe pikërisht na ka zbuluar ajo në një prej postimeve të fundit në Instagram, nga rubrika "Ask me a question" me ndjekësit.

Kështu, pyetjes: ‘Cili është vendimi më i vështirë që ke marrë?’, Oriola i është përgjigjur: ‘Të zgjidhja mes muzikës dhe modelingut’, duke nënkuptuar kështu se tashmë modelingu është prioriteti i saj dhe muzika me gjasë nuk do të jetë një karrierë që do ta vazhdojë, të paktën momentalisht.

Article Logic
Execution time: 0.0032460689544678