INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili momenti ishte “sebepi” që të njiheshin dhe dashuroheshin? Klea dhe Elgiti i tregojnë të gjitha [VIDEO]

Cili momenti ishte “sebepi” që të njiheshin dhe dashuroheshin? Klea dhe Elgiti i tregojnë të gjitha [VIDEO]

Publikuar më: 10:29 28-09-2020

Klea Huta dhe Elgit Doda ishin të ftuarit e radhës në rubikën ‘Tani mund të këndosh’. Intervista me dyshen u bë në natyrë, ndërkohë që çiftit iu dha mundësia të kishin një intervistë ndryshe, të përgjigjeshin teksa vilnin rrushin.

Të shumta ishin pyetjet drejtuar çiftit Klea dhe Elgit dhe një ndër më pikantet ishte pikërisht mbi faktin se çfarë ka pëlqyer Klea tek Elgiti si fillim dhe anasjelltas.

Çifti zbuloi se historia e dashurisë ka lindur pasi grupi Alar Band bashkëpunoi me një këngë me Klea Hutën, bëhët fjalë pikërisht për këngën ‘Amla’.

Ardit Gjebrea: Si lindi dashuria juaj?

Elgid Doda: Ka qenë kënga e Këngës Magjike me Alar Band.

Ardit Gjebrea: Hë aty ndodhi magjia, kot nuk e kam quajtur “Kënga Magjike” unë.

Elgit Doda: Klean e kam njohur që në Akademinë e Arteve, por e kisha humbur mundësinë për ta takuar dhe ishin çunat e Alar Bend që thanë do bëjmë këngë me Klea Hutën dhe thash tak erdhi dita.

Ardit Gjebrea: Për çfarë e dashuron Elgitin ti?

Klea Huta: Të dashurosh një njeri nuk ka shumë arsye sepse thjesht e do dhe kaq edhe dashuria nuk pranon arsye sepse vjen nga zemra dhe jo nga truri se të vinte nga truri mbase do kishim bërë zgjedhje të tjera.

Ardit Gjebrea: Po ti pse e dashurove Klean?

Elgit Doda: Po e kërkoja një femër me këto lloj parametrash dhe ishte fati i Kleas.

Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqen më shumë tek Elgiti?

Klea Huta: Gjëja që më pëlqen më shumë tek Elgiti, përveç se ka tipin sportive që unë vdes tek meshkujt, tani nuk vdes më domthenë, kam vdekur dikur se tani kam një burrë, tatuazhet i kam pasur fiksim tek Giti.

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838