Kjo ka qenë një periudhë stresuese për Encën pasi njëkohësisht ka realizuar xhirimet e klipit bashkë me Noizyn si edhe është pregatitur për të dhënë provimet e diplomimit në Fakultet.
Por me këtë të fundit duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për këngëtaren. Ajo është revoltuar së tepërmi me një pedagog dhe këtë revoltë e ka shprehur edhe në SnapChat. “Ti vetëm na mëson historinë, pse je kaq histerik? #pedagogë të frustruar”, ka shkruar ajo duke iu drejtuar më tej pedagogëve që të mos ua nxjerrin inatet studentëve. Nuk e dimë nëse në këtë rast është faji i Encës apo i pedagogut , gjithsesi urojmë që ajo të diplomohet sa më shpejt.