INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili presion është më i madh, babai i sëmurë me kancer apo finalja e Champions-it?

Cili presion është më i madh, babai i sëmurë me kancer apo finalja e Champions-it?

Publikuar më: 13:14 21-05-2018

Të dielën shijoi rrezet e fundit të diellit të Marbejës, duke rrëfyer emocionet e finales së Champions-it që po afron. Xhordan.Hendersonit nuk i pëlqen të flasë për veten. Nuk është zgjedhur rastësisht kapiten i Liverpulit.

Zemra e mesfushorit të Klopit ka instinktin e vetësakrificës. Dhe për të kuptuar të birin, mjafton që t’i njohësh babanë. Kur i ati i Hendersonit, Brajan, u diagnostikua me kancer në fyt 4 vite më parë, ai ia mbajti sekret të birit lajmin për të mos i rrezikuar karrierën. Dhe pasi nisi kurimin, i kërkoi Xhordanit: ta vizitonte sa më pak që të mos e shikonte teksa vuante.
Henderson është mësuar t’i përballojë vështirësitë dhe kur “DailyMail” e pyet për presionin e finales së Champions-it, merr këtë përgjigje: “Mua nuk më pëlqen të lexoj gjëra të mira për veten. Mendoj se kritika dhe gjërat negative më bëjnë më të mirë. Fjalët e mira i pres vetëm nga trajneri. Nëse ata thonë se po e bëj mirë punën, atëherë shkëlqyeshëm. Komplimentet nga të tjerët nuk më interesojnë. Unë jam kapiteni i kësaj skuadre dhe i pranoj gjithnjë kritikat.

Ato janë të shëndetshme. Të japin motivimin për t’u treguar njerëzve që e kanë gabim. Duhet ta përdorësh si karburant, si energji. Ajo që babai im ka kaluar më bëri më shumë se një burrë. Ti mendon se futbolli është gjithçka, por ka gjëra më të rëndësishme në jetë. Ishte si një shok, pasi unë nuk kisha vuajtur diçka të tillë më parë.
Ai është një burrë shumë krenar dhe nuk donte që ta shikoja të vuante. E vetmja mënyrë që mund ta ndihmoja ishte të luaja mirë sepse e dija që ai më shikonte. Ky është një lloj tjetër presioni.
Unë doja të luaja mirë që babai të shërohej dhe nëse mund ta bëj diçka të tillë, atëherë mund të luaj në çdo rrethanë tjetër”. Polici Brajan e fitoi betejën me kancerin dhe në Kiev do të jetë për të mbështetur të birin që të shndërrohet në një legjendë.

jordan_1.jpgjordan_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117