Pas flokëve e kishte radhën gjoksi dhe pas gjoksit…
përsëri flokët. Duket se Çiljetës i pëlqen shumë të luajë me këto të fundit sepse rrallë ndodh ta shohësh gjatë me të njëjtin model apo ngjyrë. Kështu, pasi u rikthye brune, Çili është e dashuruar me modelin e ri të flokëve, model kapelon (ose tas, siç i thuhej dikur). Tashmë dihet që pas look-ut të 31 vjeçares fshihet mamaja e saj, ashtu si dhe në këtë rast. Por, më shumë se sa flokët, ato që bien në sy janë të pasmet e Çiljetës…apo kjo ishte ideja e postimit?