INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiljeta dhe Alban Hoxha drejt martesës?! Mësohen DETAJET e ceremonisë

Çiljeta dhe Alban Hoxha drejt martesës?! Mësohen DETAJET e ceremonisë

Publikuar më: 10:35 12-07-2021

Pas 5 vitesh lidhje, Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë gati t’i thonë “Po” njëri-tjetrit. Sipas “Panorama Plus”, pasi provuan bashkëjetesën, ata e kanë ndarë mendjen që të hedhin hapin e madh me një festë ceremionale me shumë sesa dasmë tipike. Pak kohë më parë, këngëtarja foli për raportin me portierin e “Partizanit” duke theksuar se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e djalit të saj, Fernandos, i cili ka qenë vetëm 3 vjeç kur Albani i është bashkuar familjes.

Ndërkohë në një intervistë për “Jashtë loje”, Çiljeta u rrëfye si rrallë herë për të. “Gjërat ndonjëherë janë të shkruara! S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai s’e mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do njihja dhe do dashurohesha. Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër, kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj. Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”, tha ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040571689605713