Mbrëmjen e kaluar Çiljeta nisi një aventurë të re me prezantimin e spektaklit “Tu si que Vales Albania” bashkë me Florian Agalliun.
Ndër të tjera Çili u vlerësua për sigurinë në vetvete, por çfarë e bashkoi atë me prezantuesen homologe të “Tu sie que Vales Italia”, Belen Rodriguez? Të dyja janë të bukura,seksi por edhe iu pëlqen e njëjta mënyrë (zh)veshjeje. E nëse do t’i vinim vajzat përballë njëra-tjetrës si tek kjo foto, nuk do ta keni të vështirë të gjeni ngjashmëritë të cilat me siguri do të vazhdojnë të jenë prezente edhe në vazhdim të spektaklit.