Ata të dy janë miq të vjetër dhe disa sekrete ia dinë njëri-tjetrit.
Çiljeta dhe Flori Mumajesi të cilin e quan prej kohësh “piçu” edhe kanë patur bashkëpunime në muzikë, madje tepër të suksesshme. Por ndërkohë që Flori është përfolur gjithnjë për lidhjet e tij kryesisht me vajzat e ekranit, Çili pas kaq vitesh i zbulon atij një të sekret. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, kur i është kërkuar të tregojë diçka të keqe për Florin këngëtarja ka zbuluar se ai ka patur gjithmonë nevojë të jetë i dashuruar sentimentalisht që të prodhonte muzikë të mirë. Të jetë ky vallë sekreti që këngët e tij kthehen në hite? (min: 7:05)