Edhe pse ende i vogël, djali është kthyer në shokun më të mirë për mami Çilin.
Jo vetëm në përditshmëri, por ai e shoqëron Çiljetën edhe në koncerte. Këtë na e zbulon vetë këngëtarja ku mbrëmjen e kaluar postoi këto video teksa po mbante Fernandon në krahë në backstage të koncertit. Por pavarësisht zhurmës, vogëlushi i është ‘dorëzuar’ gjumit pasi ende nuk është i përgatitur për të ndjekur koncertet në orët e vona. Herën tjetër që do të ketë koncert, Çilit i duhet të gjejë një dado.