Dikur ajo tha që nëse doni të bëni fëmijë të bukur, bëjini me një mashkull spanjoll.
Dhe jo vetëm djali i saj, Fernando e vërteton këtë.
Ky i fundit ka edhe një motër 8 vjeç të cilën Çiljeta e ka prezantuar për herë të parë teksa ka kërkuar nga miqtë dhe ndjekësit e saj që ta votojnë bukuroshen në një konkurs.
Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, Çiljeta ka prezantuar për herë të parë motrën e Fernandos.
“Votojeni këtë bukuroshe këtu, motrën e Fernandos”, shkruan mami Çilin për Callise-n e cila ka shumë ngjashmëri me Fernandon.
Edhe pse tashmë marrëdhënia e këngëtares me babain e Fernandos ka përfunduar, ajo tregon se ruan një marrëdhënie të mirë me vëllezërit dhe motrat e djalit pasi ai dhe vajza nuk janë fëmijët e vetëm të ish partnerit të Çiljetës.