Çiljeta Xhilaga prej disa kohësh ka munguar në tregun muzikor shqiptar, por më në fund ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fansat.
Së shpejti ajo do të publikojë këngën e saj më të re të titulluar “Bonbone”, e cila ka zbuluar edhe disa pamje nga klipi i saj më i ri. Çiljeta nuk do të vijë vetëm, por në bashkëpunim me Alar Band, ndërsa me tekstin e këngës është marrë Elgit Doda.
Por më e bukura dhe më interesantja e këtij projekti muzikor është prania e djalit të këngëtares, Fernandos. Nga pamjet që ka nxjerrë Çiljeta, Fernando shfaqet në videoklipin e ri.
Klipi paraqitet shumë interesant ku prezantohen bukuritë e natyrës dhe ka shumë po shumë lule. Ndërsa për sa i përket këngës, është ritmike dhe shumë verore.
Mezi po e presim…