INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çim Peka për protestën e opozitës: “Debati në media mbi pjesëmarrjen, demotivim për qytetarët”[VIDEO]

Çim Peka për protestën e opozitës: “Debati në media mbi pjesëmarrjen, demotivim për qytetarët”[VIDEO]

Publikuar më: 19:55 29-01-2018

Protesta e datës 27 janar ishte aksioni opozitar i përkrahur nga shumë qytetar të pakënaqur me politikat aktuale të qeverisjes. Kështu mendon gazetari Çim Peka, i cili ishte i ftuar në emisionin “Kolaudim”.

Për gazetarin kjo protestë konsiderohet si më pak e debatuara, për sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve. Sipas tij pjesëmarrja e lartë konfirmohet edhe nga fotot e shpërndara nga policia, çka heq dyshimin se opozita është e interesuar që të tregojë një numër më të lartë protestuesish.

Sipas gazetarit Çim Peka,  debati për protestën ka qenë i vakët në lajmet e portaleve krahasuar me protestat e datave 18 shkurt të vitit të kaluar dhe protestën e datës 13 maj. Për Pekën vëmendja e medieve u përqendrua tek sjellja e protestës, duke ndjekur një linjë për t’i demoralizuar pjesëmarrësit e protestës.

“E gjitha kjo duke patur parasysh se nuk merren dot me numrin e pjesëmarrësve në protestë dhe kjo bëhet me qëllimin për të ulur suksesin e saj, e gjitha kjo vjen si pasojë e faktit se mediet e kanë cilësuar suksesin e protestën në rrëzimin e kabinetit Rama”u shpreh për çunat e “Kolaudim”  gazetari Çim Peka.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502