INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çimi u puth me Linditën dhe Gilbertën, ish-partnerja e Përputhen i kthehet KEQ: E bëjnë për disa…

Çimi u puth me Linditën dhe Gilbertën, ish-partnerja e Përputhen i kthehet KEQ: E bëjnë për disa…

Publikuar më: 15:29 26-08-2021

Shumica prej ish-konkurrenteve të “Për’puthen” duket se kanë gjetur një mënyrë të përbashkët se si të qëndrojnë pranë fansave të tyre. Ato bëjnë herë pas here bashkëbisedime virale me ndjekësit në “Instagram”.

E kështu ka bërë një ditë më parë edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Stela Nikolla. Kjo e fundit i ka lënë të lirë fansat e saj që t’i bëjnë pyetje të ndryshme. Por duket se të gjithë janë të interesuar në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me ish-konkurrentët e realit show-t.

Shumica e pyetjeve ishin në lidhje me Çimin, me të cilin Stela doli e lidhur nga programi, por që lidhja e tyre zgjati shumë pak. Ai më pas u pa duke u puthur me Linditën, për të cilën ka pasur gjithmonë një pëlqim, si dhe me Gilbertën.

Kjo e fundit e ka sqaruar atë puthje dhe është shprehur se mes saj dhe Çimit nuk ka asgjë, përveçse shoqëri. Ndërsa lidhur me gjithë këtë “rrëmujë” që është bërë, Stela shprehet se e bëjnë vetëm për pak vëmendje.

Biseda e Stelës me ndjekësit e saj në “Instagram”:

The se Çimi nuk do të lidhej kurrë me Linditën sepse është shprehur shumë keq për të, ja që ndodhi

Çfarë nuk bëhet për vizibilitet e disa followers

A je mërzitur nga videot e Çimit që ka nxjerrë Gilberta?

Çdo njeri tregon veten e vet! Mërzitur absolutisht jo...

Çimi në një live të Bertës tha që me Stelën kemi një pauzë, si qëndron e vërteta?

Normalisht duhet të pyesësh personin në fjalë, jo mua... mua nuk më intereson çfarë thotë ai person.

Më duket se Gilberta çdo gjë që nxjerr e bën me tendencë, që nga videot dhe livet, je shumë e mirë.

Hahaha, çudi të gjithë kështu mendojnë... të jetë e vërtetë.

A e prisje që Çimi të afrohej me Linditën?

E prisja nga jo stabiliteti i Çimit. Një gjë është e sigurt, janë shumë fake, edhe pse për moshën që kemi nuk na shkojnë këto sjellje.

Article Logic
Execution time: 0.0042409896850586