Pas Tiranës, tashmë edhe Durrësi është bërë pjesë e e projektit “Cities in 4K”. Amir Kuaglic e ka realizuar në mënyrë perfekte ketë video ku shfaqet qyteti bregdetar si një nga pikat turistike më të rëndësishme të Shqipërisë, një qytet plot jetë.
Teknika e këtij filmimi me rezolucion shume të lartë është e përbërë nga një kombinim mes fotografive dhe pamjeve me standarde 4K. Ky projekt ka filmuar shumë qytete në botë si Stambollin, Kaliforninë, Budapestin, New York, duke bërë pjesë të tij dhe qytetet e Shqipërisë.