E paralajmëruar kohë më parë, City ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen me mesfushorin e Atletico Madrid, Rodri Hernandez. Skuadra angleze pagoi klauzolën prej 70 milionë eurosh të 22-vjeçarit duke e vendosur atë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola I kërkuar nga shumë skuadra të Europës, Rodri ka fituar zemrat e të gjithëve me teknikën e tij dhe fleksibilitetin e admirueshëm.
Në vetëm një vit tek Atletico vlera e tij u rrit nga 25 milionë euro në 45.