Manchester City po përgatit një shumë prej 230 milionë eurosh për të marrë shërbimet e Leo Messit vitin e ardhshëm. Sipas “Mirror”, drejtuesit e klubit anglez po mendojnë një plan që do i lejojë të paguajnë te Barcelona pak më shumë se 116 milionë euro, ndërsa Messit t’i japin një pagë javore prej 600 mijë eurosh në javë. 100 milionë stërlina rreth 116 milionë Euro do të shkojnë në arkat e Barcelonës, me argjentinasin që do të bëhej kështu futbollisti më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli. Nëse vendos të transferohet te Siti, Mesi do të përfitojë 582 mijë Euro në javë dhe dicka më shumë se 30 milionë Euro në vit. Shifra marramendëse këto por për një lojtar si Lionel Mesi, Mançester Siti është gati ti shpenzojë. Tashmë mbetet për tu parë se cfarë vendimi do të marrë lojtari por edhe cila do të jetë kundërpërgjigjja e Barcelonës, që kurrësesi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e yllit argjentinas, ose më saktë njeriut që ka shkruar historinë me Barcën gjatë kësaj periudhe.