INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Civilët e armatosur, Dallasi shton debatin për armët

Civilët e armatosur, Dallasi shton debatin për armët

Publikuar më: 10:39 12-07-2016

Shefi i policisë së Dallasit u bë pjesë e debatit të madhe për të drejtën për të mbajtur armë në Amerikë, në kuadër të sulmit vdekjeprurës ndaj policisë së këtij qyteti që i kushtoi jetën 5 agjentëve.

Sipas David Brown, ligjet e Teksasit që lejojnë qytetarët të mbajnë armët hapur në publik, siç bënë disa prej protestuesve gjatë demonstratës ku u vranë agjentët, paraqesin një sfidë gjithnjë e në rritje për forcat e rendit.

Teksasi njihet për kulturën e armëve dhe ligjet lokale lejojnë pronarët e armëve që t’i mbajnë ato edhe në publik.

Disa aktivistë për të drejtat e armëve i marrin ato me vete për të treguar se të drejtat e tyre nuk shkelen, siç ndodhi edhe gjatë demonstratës në Dallas të enjten e shkuar.

“Bëhet gjithnjë e më e vështirë kur njerëzit kanë armë automatike në sup dhe ka të shtëna në mes të turmës. Kur njerëzit nisin të vrapojnë dhe kanë armë në dorë, ne nuk e dimë se kush është krimineli dhe kush jo”, deklaroi Brown.

Gjatë sulmi mbi policinë të enjten e shkuar në Dallas, fillimisht agjentët besuan se bëhej fjalë për disa agresorë, duke qenë se edhe mes protestuesve kishte persona të armatosur që vraponin në panik.

Brown gjithsesi nuk bëri thirrje të drejtpërdrejtë për ligje të reja për kontrollin e armëve, por i bëri thirrje politikanëve dhe ligjvënësve që të bëjnë më shumë për të ndihmuar policinë, anëtarët e së cilës vënë jetën ën rrezik çdo ditë në detyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434