INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Civilët në Alepo po jetojnë një ferr të gjallë”, sensibilizohet OKB-ja

“Civilët në Alepo po jetojnë një ferr të gjallë”, sensibilizohet OKB-ja

Publikuar më: 10:54 03-10-2016

Civilët në Alepo të Sirisë, pjesën e kontrolluar nga rebelët, po përjetojnë një “ferr të gjallë”, tha shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien. Ai u bëri thirrje palëve luftuese që të lejojnë evakuimin e qindra njerëzve që kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor. “Jam thellësisht i alarmuar nga bombardimet e egra në Alepo”, tha O’Brien përmes një deklarate. Avionët e regjimit sirian dhe ata të ushtrisë ruse janë duke bombarduar që disa ditë zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo.

Atje jetojnë rreth 250,000 civilë. Ushtria siriane u ka bërë thirrje rebelëve të dorëzojnë armët. “Udhëheqësit e ushtrisë ruse dhe siriane u garantojnë kalim të sigurt rebelëve, nëse tërhiqen nga lagjet”, thuhet në deklaratën që transmetoi agjencia siriane e lajmeve Sana. Qeveria ka bërë një ofertë të ngjashme edhe në korrik, por rebelët e kanë injoruar atë.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877