Rinovimi i kontratës së Lionel Messit me Barcelonën do të jetë lajmi kryesor i ditëve në vijim të 2017 deri në një vendim zyrtar të slumtuesit argjentinas i cili kohët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.
“Leo Messi, qëndro në Barcelonë”. Kjo është kërkesa e përbashkët e tifozëve të gjigantit katalan për sulmuesin argjentinas.
Ditën e sotme dy gazetat katalanase “Mundo Deportivo” dhe “Sport” kanë hapur faqen e parë me këtë lutje të tifozëve dedikuar Messit.
Shumë media të ndryshme raportojnë se paga është shkaku kryesor i mungesës së marrëveshjes.