Claudio Ranieri zyrtarisht është emëruar trajneri i klubit të Nantes. Pas largimit nga Leicester City, Ranieri ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin francez me të cilin nuk përcaktoi ndonjë objektiv konkret. “Cili është objektivi i Nantes? Do të shohim”, tha Ranieri teksa u pyet për qëllimet e skuadrës. “Ajo që arrita me Leicester ishte diçka unike”. Ishte një eksperiencë fantastike, por vi në një klub që ka fituar 8 tituj kampionë në Francë, një klub historik, me projekt ambicioz dhe për këtë arsye ndihem krenar që jam bërë pjesë e tij“- theksoi trajneri Italian.