INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Clifford Chance” rrëzon akuzat: Asnjë fakt nuk e lidh Ilir Metën me aferën DIA

“Clifford Chance” rrëzon akuzat: Asnjë fakt nuk e lidh Ilir Metën me aferën DIA

Publikuar më: 14:39 27-01-2016

Në Tiranë vjen qëndrimi zyrtarë i zyrës së avokatisë së “Clifford Chance” lidhur me përfshirjen e Kryeparlamentarit Ilir Meta në çështjen DIA. Me anë të një letre drejtuar qeverisë Shqiptare, zyra e avokatisë  së “Clifford Chance” hedh poshtë akuzat e ngritura ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta për përfshirjen e tij në aferën DIA. Tim Shcreiber, këshilltar i OSHEE në arbitrazh kundër DIA thotë se ata nuk kanë gjetur asnjë të dhënë që e lidh kryeparlamentarin Meta me këtë çështje.

Ja çfarë shkruhet në letën e “Clifford Chance”:

“Siç është tipike në raste të tilla, ne na është dashur të merremi me fakte, supozime dhe dyshime të ndryshme. Kokëfortësia e gënjeshtrave të prezantuara nga oponentët na detyruan ne të reagojmë, por në të kundërt të asaj çka pala tjetër ka supozuar pas rrjedhjes së informacionit të vizitës tonë tek prokurorët në Tiranë, në Tetor të 2013, ne nuk kemi bërë asnjë akuzë të pagjetur.

Ne këtë pitë, është për të ardhur keq që natyra jo publike e proçesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashikimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arësye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias e lidhën emrin e të dënuarit me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë me akuzën e korrupsionit.

Kjo gjë ka qënë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashikimeve tona. Ju do ta kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk diponojmë asnjë të dhënë që e lidh zotin Ilir Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo me administrator të saj të shkuar apo aktualë”.

 

“Clifford Chance” është zyra ligjore e OSHEE, zyrë e cila më 3 shtator të vitit 2015 u citua nga BIRN në një artikull me titull “Meta mori rryshfet nga një biznesmen i akuzuar për mashtrim”

Ky artikull solli debate të forta mes klasës politike shqiptare në vend. Opozita akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeparlamentarin Meta për përfshirjen në këtë aferë korruptive, ndërsa kërkuan dorëheqjen e zotit Meta, në mënyrë që t’i hapë rrugë hetimit të plotë të kësaj çështjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605