INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Clinton denoncon lajmet e rreme: Është një epidemi që duhet ndaluar

Clinton denoncon lajmet e rreme: Është një epidemi që duhet ndaluar

Publikuar më: 11:24 09-12-2016

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga humbja në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton rikthehet të flasë në publik dhe vendos gishtin kundra lajmeve të rreme të cilat qarkullojnë në website të ndryshme.

Zonja Clinton e konsideroi këtë si një epidemi me “pasoja në botën reale”, që sipas saj, kërcënon demokracinë e Amerikës. Ajo nxiti sektorin privat dhe publik të luftojnë raportimet e shumta false, propagandën dhe historitë dashakeqëse që janë përhapur përgjatë vitit të kaluar. Vetë Clinton ka qenë subjekt i lajmeve të rreme, duke përfshirë edhe historinë “pizzagate”.

Në të gabimisht thuhej se gjatë fushatës elektorale, një rreth pedofilësh, ku përfshiheshin edhe persona të niveleve të larta të Partisë Demokratike, operonte jashtë një restoranti picash në Uashington. Ndërkohë, të dielën e kaluar, një burrë u arrestua pasi hapi zjarr brenda një restoranti. Agresori deklaroi më vonë se ai kërkonte të “vetë-hetonte” një raportim fals të një lajmi.

“Epidemia e lajmeve të rreme dhe propagandës false që pushtoi mediat sociale gjatë vitit të kaluar, është e qartë se ka pasoja për botën reale. Kjo nuk ka të bëjë me politikën apo me besnikërinë partiake. Jetët janë në rrezik, jetët e personave të zakonshëm të cilët bëjnë punën e tyre dhe kontribuojnë në komunitete”, tha Clinton.

Fjala e Clinton erdhi nga një ceremoni përshëndetëse për Harry Reid, lideri në largim i pakicës demokrate në Senat – një muaj pasi ish-sekretarja e shtetit humbi në zgjedhjet presidenciale kundër Donald Trump. Vetë Clinton pranoi se ky nuk ishte fjalimi që ajo do të donte të kishte mbajtur në Capitol, pas përfundimit të zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0027260780334473