Asnjë surprizë në ditën që cilësohet si “super e marta” nga amerikanët për zgjedhjet paraprake. Hillary Clinton dhe Donald Trump fituan bindshëm, duke marrë secili nga 6 shtete. Ndërsa siç parashikohej, Ted Kruz fitoi në Teksas dhe Oklahoma, Bernie Sanders në Vermont, Oklahoma, Kolorado, dhe në Minesota Marco Rubio ka fituar në Minesota.
Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump, janë dy kandidatët që kanë triumfuar të martën, duke siguruar përkatësisht nga 6 shtete.
Kandidatët demokratë
Hillary Clinton ka fituar: Xhorxhian, Virxhinian, Alabaman, Tenesin, Arkansas dhe Teksas
Bernie Sanders ka fituar: Vermont, Oklahoma, Kolorado, Minesota.
Kandidatët republikanë
Donald Trump ka fituar: Xhorxhian, Alabaman, Masaçusets, Tenesin, Virxhinian dhe Arkansas
Ted Cruz ka fituar: Teksas, Oklahoma.
Marco Rubio ka fituar: Minesota
“Unë besoj se Amerika sot ka më shumë sevojë se kurrë për më shumë dashuri dhe mirësi”, tha Hillary Clinton duke iu drejtuar përkrahësve të saj në Majami, Florida.
Triumfi i ditës së martë është mjaft i rëndësishëm, pasi do të përcaktojë një të katërtën e votave të nevojshme për të fituar emërimin nga partitë përkatëse si kandidatë për president.