INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Çlirohet” trafiku në Tiranë. Hapet unaza e vogël

“Çlirohet” trafiku në Tiranë. Hapet unaza e vogël

Publikuar më: 10:19 26-04-2016

Qarkullimi i automjeteve prej shumë ditësh në qëndër të kryeqytetit ka qënë një betejë thuajse e humbur për drejtuesit e makinave, duke bërë që shumë nga ta mos kryejnë në kohë punët e tyre, pasi punimet për unazën e voglë shtuan trafikun. Po nga kjo e martë gjithçka pritet të normalizohet disi, pasi ka përfunduar ndërtimi i segmenteve të Unazës së Vogël.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj tha se rruga pas Muzeut Kombëtar ka pesë korsi dhe dy prej tyre janë një për biçikleta dhe një tjetër për personat, që nuk shikojnë.
Ai i bëri thirrje qytetarëve të përdorin më shumë biçikletat për distanca të vogla për të lehtësuar kështu trafikun në kryeqytet.

Ejon Veliaj tha: “Nuk është një betejë kundër makinës, por një thirrje për një balancë ku makinat të përdoren për qëllime pune. Qyteti është për njerëzit nuk është për makinat. Siç e shikoni, kjo rrugë ka pesë korsi, një për makinat, një për biçikletat dhe një hapësirë më të madhe për këmbësorët. Kjo rrugë prej 25 vjetësh ka qenë një tmerr për këto që ka shtyrë një karrocë. Për herë të parë ne kemi futur një koncept, do të shohim pllakën e verdhë, e cila është e vijëzuar për përdoruesit e shkopit të bardhë, pra për gjithë qytetarët e Tiranës që kanë probleme me shikimin. Besoj që është investimi më demokratik, në kuptimin që ka respektuar hapësirat për të gjithë llojet e qytetarëve. Ata që përdorin transportin publik, ata që përdorin biçikletën, ata që janë me hapësirë të kufizuar, apo ata që janë të verbër. Nga tani e tutje, çdo investim do të ketë këto komponentë. U kërkojmë shoferëve që të respektojmë këmbësorët.”

Veliaj gjithashtu ka shtuar se brenda muajit qershor do të fillojnë dhe punimet në Sheshin Skënderbej, por me segmente në mënyrë që të mos bllokohen qytetarët.

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777