INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmalluni me OneRepublic përmes klipit të ri

Çmalluni me OneRepublic përmes klipit të ri "Wherever I Go" [VIDEO]

Publikuar më: 16:12 18-05-2016

OneRepublic rikthehen sërish në tregun muzikor me një këngë të re dhe një klip.

Kënga titullohet "Wherever I Go" dhe është shkëputur nga albumi ardhshëm, i katërti i OneRepublic. Nga sot klipin mund ta gjeni në kanalin VEVO, në të cilin interesi i fansave të grupit ka qenë shumë i madh duke parë numrin e klikimeve. OneRepublic edhe në këtë krijim të ri kanë vendosur t'i qëndrojnë besnik stilit të tyre pop-rock, duke forcuar kështu rradhët e fanseve. E veçanta e këtij klipi është fakti se pjesa më e madhe e aktorëve që kanë marrë pjesë janë aziatik, duke i vënë theksin kështu fabulës së këngës!

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938