Ashtu siç njoftoi dhe më parë, Enca është nisur për disa ditë pushimi në Paris, vend që ka zgjedhur për të festuar dhe ditën e saj të lindjes. Ndërkohë në këtë udhëtim ajo shoqërohet nga motra e saj. Por ditën e sotme siç duket Enca është zgjuar pak vonë dhe ka pyetur fansat për t’i sugjeruar ndonjë vend për të shkuar në Paris.
“Mirëmëngjesi. Vendi më i bukur për të shkuar në Paris?”: shkruan ajo krahas fotos ku pozon gjysmë e mbuluar me çarçaf dhe shfaqet vetëm me reçipeta. Por një nga fansat ka aluduar për personin me të cilin ndodhet në hotel këngëtarja.
“Të gjithë jemi të mendimit se Encën e ka “shtyp” ky që i bëri foton. Më ndryshoni mendim! P.S. Mos komentoni është me shoqe”: komentoi një prej ndjekësve të saj.
Këngëtarja vendosi që ti përgjigjej atij duke treguar se me kë ndodhej në hotel:“Jam me motrën, pervers”.