IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
'Çmend' të gjithë në INSTAGRAM, por Eliona Pitarkës i kanë 'rrëmbyer' zemrën: Kam qenë grifshë, ai më ka transformuar ... [VIDEO]

'Çmend' të gjithë në INSTAGRAM, por Eliona Pitarkës i kanë 'rrëmbyer' zemrën: Kam qenë grifshë, ai më ka transformuar ... [VIDEO]

Publikuar më: 21:49 17-10-2018

Eliona Pitarka është një prej aktoreve të humorit dhe është një ndër vajzat më seksi në showbiz-in shqiptar. Gjithmonë në vëmendjen e medias dhe publikut Eliona di mjaft mirë të na bëjë për vete me tipin e saj dhe sesa gallatë është.

Së fundmi aktorja ishte e ftuar në emisionin “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani, rrëfeu disa nga sekretet jetësore, ku gjatë intervistës ajo zbuloi se është në një lidhje dhe se i dashuri i saj e ka transformuar dhe mendon se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

“Aq shumë gjëra janë përfolur për mua dhe aq shumë janë shpifur sa që kam vendosur që këtë pjesë ta mbaj për veten time. Ai nuk është person publik dhe nuk do që të jetë absolutisht fare prandaj e respektoj vendimin e tij. Ai është shumë i kuptueshëm. Më ka ndihmuar dhe më ndihmon, kontrollon emailet e mia të punës, është shumë mendjehapur. Sigurisht edhe bëhet xheloz sepse kam edhe epitetin e femrës seksi të Duplexit. Por ai e di kush jam unë. Ai më njeh shumë mirë. Kuptohemi me sy. Nuk kam qenë kurrë romantike por derisa zbulova dashurinë e vërtet, jam bërë shumë. Njeriun e ndryshoka dashuria. Kam qejf të më sjellë lule, çokollatë. Ku i kam dashur unë ndonjëherë këto gjëra, kam qenë grifshë. Ai më ka transformuar, më ka bërë më të ëmbël”, u shpreh Eliona.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928