Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë, me golat e Xhakës dhe Shaqirit ka gëzuar gjithë shqiptarët. Reagimet pas kësaj fitore 2:1 të Zvicrës janë të shumta dhe shumë shqiptarë janë emocionuar. Por këtë herë emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani ka folur edhe për famën që dy shqiptarët kanë fituar pas ndeshjes duke siguruar dy foto mjaft interesante lidhur me Instagram-in e dyshes.
Nëse do bënit një ‘xhiro’ nga Instagram-i cunave pak ore para ndeshjes di shihnit se Xherdani kishte vetëm 1 milion ndjekës dhe Xhaka kishte 1.3 milion ndjekës
Por e dini ç’ka ndodhur?!
Tani nëse shihni profilet e tyre do shihni se Shaqiri ka 1.2 milion, ndërsa Xhaka ka 1.5 milion. Ç’ka do të thotë se mbi 200 mije ndjekës kanë filluar t’i ndjekin çunat.... Epo suksesi edhe shpërblehet kështu në ditët e sotme!/intv.al/