INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmenden fansat: Publikohen para kohe detaje nga festivali i Glastonbury-t

Çmenden fansat: Publikohen para kohe detaje nga festivali i Glastonbury-t

Publikuar më: 16:28 18-05-2016

Glastonbury 2016 tashmë është në përgatitjet e tij të fundit përpara se të hapë siparin të dielën e kësaj jave.

Ky edicion i këtij viti ka tërhequr shumë vëmendjen edhe për faktin se organizatorët kanë premtuar se do të mbahen 2 tribute në nder të 2 artistëve të mëdhenj të muzikës, siç janë David Bowie dhe Prince të cilët janë ndarë vetëm prej pak kohësh nga jeta. Ndërkohë kureshtja e fansave të këtij festivali të rëndësishëm është rritur në lidhje me emrat apo grupet që do të jenë prezent këtë vit. Sipas producentëve ato do të mbeten ende anonim deri në minutën e fundit për të krijuar kështu efektin surprizë. Megjithatë disa nga emrat që pritet të marrin pjesë janë PJ Harvey, Adele, Beyonce apo edhe Coldplay, emra të cilët janë publikuar në Twitter nga persona të ndryshëm, pas një artikulli të sajtit Clashfinder që zbulonte axhendën "top secret" të festivalit. Ju kujtojmë se Glastonbury 2016-të do të mbahet nga data 22 deri më 26 Maj!

 

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887