INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmendën italianët dhe shqiptarët bashkë, motrat binjake zbulojnë pse zgjodhën të këndojnë shqip në ‘The Voice of Italy’! [FOTO]

Çmendën italianët dhe shqiptarët bashkë, motrat binjake zbulojnë pse zgjodhën të këndojnë shqip në ‘The Voice of Italy’! [FOTO]

Publikuar më: 12:08 26-04-2019

Ina e Serena Sinani, 2 motrat binjake të grupit 'Sindolls' kanë konkuruar gjatë natës së parë të "The Voice of Italy" duke "çmendur" publikun dhe duke u vlerësuar me 4 “Po” nga këngëtarët coach të këtij show, Gigi D'Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.

Ina e Serena Sinani performuan shqip këngën rap me titullin "Shume pis", kënduar nga Era Istrefi e Ledri Vula.

Të ftuara sot në "Klubin e Mëngjesit", motrat kanë zbuluar arsyen e zgjedhjes së tyre për këtë performancë.

Motrat binjake nga Tirana kanë treguar se dëshironin të këndonin shqip.

“Donim një këngë shqip për ta bërë më të njohur muzikën shqiptare në Itali, por edhe për faktin që Era Istrefi është tashmë një yll ndërkombëtar.

Të pyetura nëse do donin të ecnin në rrugën e Elhaida Danit, e cila vite më parë u shpall edhe si fituese e “The Voice of Italy”, këngëtaret thanë se e synonin patjetër këtë gjë.

“Elhaida u prezantua me një tjetër stil dhe ishte më profesioniste, por padyshim që dhe ne e synojmë fitoren në “The Voice”, edhe pse lëvrojmë një tjetër stil”.

Mesa duket repi është zhanëri i tyre i preferuar dhe deri tani u ka rezultuar i sukseshëm. Vajzat kanë premtuar gjithashtu se kanë dëshirë të eksperimentojnë me muzikën shqip, edhe në fazat e tjera të “The Voice”. 

awedwa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019311904907227