Ndërsa “Pokemon Go” vazhdon të shtrijë popullaritetin e tij në mbarë botën, emrat e monstrave virtuale po rrisin popullaritetin e tyre tek nënat e reja në Amerikë të cilat i përdorin ato për fëmijët e sapolindur.
Sipas Babycenter, loja e famshme tashmë po shërben edhe si burim për emrat e fëmijëve.
Për shembull, emri Eevee është rritur me 1.377 pikë në listën e emrave të njohura për fëmijë, ndërsa emri Onyx ka fituar më shumë se 2100 pikë në kategorinë e vajzave.
Disa nga emrat e karaktereve të Pokemon janë : Rosalia, Onyx, Star, Eeveee, Ivy, Ash, Shay, Bulbasaur, Venonat.