Situata dramatike tek ekipi i Romës, po bëhet një fenomen shqetësues jo vetëm në Itali, por në të gjitha shtetet ku ekipi verdhekuq ka tifozë. Dorëheqja e Klaudio Ranierit së fundmi dhe rezultatet aspak të mira kanë bërë që kore të shumta urrejtje të shigjetojnë drejtuesit e klubit në të gjitha stadiumet italiane. Në këtë mënyrë mediat italiane bëjnë me dije se po përgatitet një revolucion i madh dhe në skenë pritet të dalë kapiteni legjendar Francesco Totti.
Përflitet se ai do të caktohet drejtori i ri teknik me objektivin e vetëm, rikthimin e lavdisë tek kryeqytetasit.