INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Çmenden” tifozët, mbi 60 mijë për Milan-Craiova

“Çmenden” tifozët, mbi 60 mijë për Milan-Craiova

Publikuar më: 08:32 02-08-2017

Një merkato “e çmendur” dhe frytet e para vijnë shumë shpejt. Për ndeshjen e kthimit të turit të tretë kualifikues të Europa League, mes Milanit dhe Universitatea Craiova, në “San Siro” pritet një rekord shikuesish.

Duket sikur tifozët kuqezinj po përgatiten për një ndeshje derbi me Interin, një përballje me Juventusin, apo sikur të jemi përpara një ndeshjeje të fazave të avancuara të Champions League.

Deri më tani, një biletë për në “San Siro” e kanë blerë mbi 56 mijë tifozë dhe me këtë ritëm druhet se shifra e shikuesve mund të mbërrijë deri në 70 mijë, për ndeshjen që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, pas fitores 1-0 të “djallit” në Rumani.

Ky është efekti i parë i merkatos së bujshme që ka bërë Milani, teksa brenda një muaji duekt se ka ndryshuar gjithçka brenda dhe përreth ambientit kuqezi. E njëjta gjë po ndodh edhe me abonimet vjetore. Në selinë e klubit kuqezi, “Casa Milan”, edhe këtë të martë janë regjistruar radhë të gjata. E hëna iu ishte dedikuar të abonuarve të vitit të kaluar, ndërsa nga sot ka nisur shitja e lirë e abonimeve për cilindo të interesuar.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënoheshin rreth 16 mijë abonime të shitura, duke arritur pikën më të ulët të epokës 30-vjeçare të presidencës së Berlusconit. Ndërsa sot, parashikimet flasin për rreth 40 mijë të abonuar, që nuk do të mungojnë në asnjë ndeshje të Milanit në “San Siro” për sezonin e ri.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449