Këngëtarja e hitit "Rather be", Jess Glynne mori famë në vitin 2013 pikërisht nga kjo këngë e më pas u kthye në një emër shumë të njohur me këngë si "Take me home", "Not letting go", etj. Mirëpo Jess mund ta humbasë përgjithmonë zërin e saj unik.
Këngëtarja e talentuar ka zbuluar për The Sun se ka frikë mos nuk do të këndojë kurrë më nëse do duhet t'i nënshtrohet një operacioni të tretë në kordat e zërit.
"Nuk do të lejoj që kjo të ndodh. Nuk mund ta lejoj. Sinqerisht, unë nuk mund të bëjnjë operacion tjetër. Një nuk e përballoj dot dhe dy zëri im është tashmë... nuk është i dobët, por nuk është aq i fortë sa një person normal. Një tjetër operacion do ta dobësonte akoma më shumë", është shprehur Jess e trishtuar.