Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Denver nga një agjent i FBI i cili në fakt nuk ishte aspak në detyrë.
Dhe nuk është aspak një skenë krimi.
Gjithçka ndodhi aksidentalisht, teksa agjenti i FBI ishte duke kërcyer, por në një moment atij i bie pistoleta, e cila shkrepet dhe qëllon një person në turmë.
Policia njoftoi se një person ka mbetur i plagosur në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa po heton në lidhje me këtë rast.
Por një video e tillë ku duket agjenti që kërcen bëri bujë në mediat ndërkombëtare.