Lionel Messi është drejt zyrtarizimit të marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Barcelonën, ndërkohë që së fundmi mediat spanjolle kanë zbuluar edhe klauzolën që lojtari të largohet.
Nga 250 milionë euro që e ka aktualisht, ajo do të bëhet 400 milionë euro. Pikërisht për këtë vlerë një klub tjetër mund të përfitojë shërbimet e “yllit” argjentinas.
PSG ka qenë skuadra që është lakuar shpesh për të marrë shërbimet e Mesit, apo edhe Interi, por me këtë shifër tashmë duhet ta shohin vetëm në ëndërr.