Kini kujdes kur të ecni rrugëve të Tiranës sot sepse mund t’ju dalë përpara Blendi Salaj dhe thjesht t’ju lerë pa mend.
Nuk është një komplot i joni kundër personazhit simpatik pasi është vetë ai që na ka paralajmëruar. Nëpërmjet një fotoje interesante të postuar në rrjetet sociale Blendi i bën me dije njerëzve që të mos frikësohen nëse e shohin duke bërë gjeste me duar dhe këmbë në mes të rrugës, pasi ai nuk është çmendur krejt papritur, por do të jetë thjesht duke dëgjuar grupin legjendar Queen, të cilëve duket se nuk u reziston dot e jo më të mjaftohet vetëm duke i dëgjuar. Këngët e zgjedhura të Blendit janë “It’s Kind of Magic” dhe “Bohemian Rhapsody” dhe të themi të vërtetën nuk është se mund t’i vemë faj për reagimin e tij entuziast. Na vjen gjithmonë mirë kur përcillen energji pozitive që shkojnë deri në motivim ditor, për ta përballur ditën të mbushur me optimizëm.