INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmendet i moshuari: Shfrytëzoi 1 muaj për prostitucion 40 vjeçaren

Çmendet i moshuari: Shfrytëzoi 1 muaj për prostitucion 40 vjeçaren

Publikuar më: 11:56 15-04-2016

Përmes dhunës fizike dhe psikologjike, një 65 vjeçar ka detyruar një 40 vjeçare të prostituonte. Ngjarja e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku i moshuari Nmik Cukaj është arrestuar nga uniformat blu të Tiranës. 40 vjeçarja M.C, banuese e qytetit të Durrësit është izoluar për 1 muaj në banesën e Namik Cukaj, në rrugën “Shyqyri Ishmi” në kryeqytet ku dhe detyrohej të prostituonte.

Ndërkohë policia bën të ditur se banesa në pronësi të shtetasit Namik Cukaj, ishte përshtatur për këtë qëllim, ndërsa 40 vjeçarja M.C është gjetur e mbyllur në dhomë.

Policia thotë:

“Nga hetimet rezulton se kjo shtetase shfrytëzohej për qëllime prostitucioni pa dëshirën e saj dhe nën presion duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj nga shtetasi Namik Cukaj për një periudhë kohore prej 1 muaj. Ky shtetas i bënte presion dhe i çonte klient kësaj shtetaseje në këmbim të marrëdhënieve seksuale  kundrejt pagesës prej 3 mijë lekë të rinj”.

Ndaj 65 vjeçarit të arrestuar janë ngritur dy akuza, ajo e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ndërkohë Namik Cukaj, 65 vjeç, ishte i dënuar edhe më herët për këtë vepër penale.  

Article Logic
Execution time: 0.0034418106079102