Kur duhen edhe disa ditë për tu hapur merkatoja e transferimeve, klubet kanë nisur bisedimet për përforcime. Manchester United ai që ka nisur punën para kohe. Klubi anglez dëshiron të marrë Garet Bale në skuader por Reali vështirë se do ta lëshojë lojtarin pa një shumë të çmendur.
Gareth Bale, ka deklaruar se është i dëshpëruar në Madrid për shkak se është lënë gjatë në stol, madje ka thënë se do flas më menaxherin e tij për të parë se çdo të bëjë në të ardhmen. “The Sun” shkruan se Manchester United është gati të paguaj më shumë se 200 milion euro për të blerë kartonin e Gareth Bale.
Bale bëri një paraqitje të shkëlqyer në finalen e Champions League duke shënuar dy gola spektakolar, por tekniku Zinedine Zidane nuk pranoi të flasë në veçanti për uellsianin, edhe pse ishte heroi i fitores 3-1 ndaj Liverpool.